Tabulatet telefonike, kyçi në gjetjen e bashkëpunëtorëve
08/12/2011 Vrasja e biznesmenit, i akuzuari kryesor mohon të ketë pasur të tjerë në vrasje
FIER- Tabulatet telefonike duket se mbetet e vetmja mundësi e Prokurorisë Fier për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit në Fier. Burime brenda organit të akuzës dhe policisë së Fierit kanë deklaruar se ajo mbi të cilën kanë mundur të hedhin dritë, ka qenë fakti që ditën e ekzekutimit së bashku me të arrestuarin si të dyshuar kryesor për ngjarjen, kanë qenë edhe dy persona të tjerë. Nisur nga rindërtimi i dinamikës së ngjarjes ekspertët hetimor kanë kërkuar që i arrestuari Agim Hyka të japë detaje për të dy bashkëpunëtorët e tjerë, por Hyka nuk ka folur asnjë fjalë. Ai ka pranuar se ka kryer vrasjen, por ka mohuar të ketë qenë i shoqëruar. Tashmë prokurorët e çështjes kanë sekuestruar dhe marrë nën këqyrje numrin e telefonit të Hykës. Të rezervuara, burimet kanë thënë se zbardhja e tabulateve që kërkon pak kohë në dispozicion, është pika kyçe që mund të çojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe të identifikimit dhe kapjes së dy autorëve të tjerë. E ndërsa i arrestuari si i dyshuar nuk flet, duket se Prokurorisë nuk i janë dhënë shumë informacione as nga familjarët e palëve të përfshira. Asnjë nga familjarët e viktimës, sipas burimeve të brendshme të Prokurorisë, nuk ka dhënë asnjë dëshmi për personin e arrestuar, ndërkohë që edhe nga familjarët e të arrestuarit nuk ka pasur deklarime përveç atyre pak të dhënave që tashëm Prokuroria i njeh. Vrasja e biznesmenit ishte ngjarja e rëndë që shokoi qytetin e Fierit. Ajo ndodhi në qendër të qytetit, fare pranë pallatit shumëkatësh që po ndërtonte viktima.