E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi muzikor peruan, shfaqje në rrugë për publikun tiranas

Një shfaqje e pazakontë është zhvilluar pranë ish-parkut Rinia, ku një grup peruan ka performuar muzikë indiane. Edhe pse jo shumë të mësuar me muzikën indiane dhjetra qytetarë janë mbledhur dhe kanë shijuar tingujt e kësaj muzike. Për këta muzikantë dhe këngëtarë performanca në rrugë është një form biznesi ku ata mund të shesin disqet e tyre.

Ata shprehen se ndalesa në Shqipëri është pjesë e turit që ata ndërmarrin në të gjithë Europën, ndërkohë që do të vizitojnë brenda disa ditësh edhe qytete të tjera të vendit tonë.

Gjithçka është ndryshe veglat në të cilat luajnë kërcimi por edhe veshja e cila zë një vend të veçantë në këtë performacë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›