Grupi parlamentar i PD kërkesë Kuvendit: Të mblidhet më 14 shtator Këshilli për mandatin e Olta Xhaçkës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në një shkresë drejtuar Kryeparlamentares Lindita Nikolla kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit për mandatin e Ministres Olta Xhaçka. Në shkresën drejtuar Kuvendit, grupi parlamentar i PD kërkon thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin më 14 shtator në orën 13:00. Në mbledhjen e 8 korrikut, avokati i Olta Xhaçkës hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se deputetja dhe ministrja nuk ka përfituar pasuri të shtetit dhe pushtetit vendor.
/rtsh.al/