E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, SPAK merr në pyetje Hervin Çulin

Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ditën e sotme (13 shtator), SPAK ka marrë në pyetje ish-drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli në cilësinë e personit që ka dijeni për shembjen e godinës. Çuli ka qëndruar rreth tre orë në ambientet e SPAK duke dhënë deklarimet e tij për shembjen e godinës.

Hetimet nga ana e SPAK kanë nisur pas kallëzimeve të depozituara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, sipas të cilëve provat e depozituara në Prokurorinë e Posaçme vërtetojnë shkeljet penale të Kryebashkiakut Veliaj për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Godina e Teatrit Kombëtar u shemb orët e para të të 17 majit të 2020, ndërsa vendimi u kundërshtua nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, artistë dhe politikanë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›