E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta reagon ndaj Krajës: Më i rëndësishëm hetimi për inceneratorët, se ai ndaj meje

Për kryetarin e PL-së, Ilir Meta, hetimet ndaj tij nuk janë më të rëndësishme se hetimet për inceneratorët. Reagimi i Metës erdhi pasi u pyet në lidhje me hetimin ndaj tij të hapur nga SPAK, gjë që u nënvizua edhe nga kreu i këtij institucioni, Arben Kraja, gjatë një interviste në RTSH për emisionin “Pa Censurë” të gazetares Elona Meço. “Të rëndësishme janë vetëm hetimet për inceneratorët.”- deklaroi Meta.

Ai u shpreh se Edi Rama është autokrat, por nuk do të arrijë qëllimin që ka ndaj tij. Më tej Meta e cilësoi kryeministrin “një legen që erdhi në politikë si çuni i Netës dhe do ikë si kurbani i Ilir Metës”.

“U uroj suksese në veprimtarinë e tyre. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi. Për ne të rëndësishme janë Inceneratorët. Ai është autokrat, unë jam Ilir Meta. Ta shikojmë diktaturën e tij. Ai është një legen. Ai e di shumë mirë që është një legen. Ai do qajë. Ai erdhi në politikë si çuni i Netës dhe do ikë nga politika si kurban i Ilir Metës”, tha Meta në një emision televiziv.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›