Gruri në qarkun e Gjirokastrës – Rendiment më të lartë se vitin e shkuar

Kultivimi i grurit në qarkun e Gjirokastrës vijon të mbetet në sipërfaqe të kufizuara toke, ndonëse numri i fermerëve që e mbjellin është i konsiderueshëm. Ndërkaq rendimenti i grurit këtë vit paraqitet i kënaqshëm.
“Janë korrur rreth 18 hektar, sivjet rendimenti ka qenë i kënaqshëm i grurit të pastër”, u shpreh fermeri Panajot Xhavara.
Sipas Specialisti i Bujqësie Balil Bineri gruri kultivohet kryesisht për nevoja vetjake të familjeve fermerë dhe në një masë shumë të vogël për qëllime tregtare.
“Pjesa më e madhe e tyre e kanë objekt prodhimi për familjet e tyre. Është një numër i vogël fermerësh të cilët prodhojnë për treg”, u shpreh Bineri.
Përveç prodhimit të kufizuar, këtë vit është vërejtur edhe një tkurrje e sipërfaqeve të mbjella me grurë, krahasuar me vitet e kaluara. Kjo rënie e interesit për kultivimin e kësaj kulture lidhet me kostot e larta dhe mungesën e tregut të sigurt për shitje.
Gazetare Leonida Koçi
/rtsh.al/