E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romney fiton ne Ilinois

Ish-guvernatori I Masacusets Mitt Romney ka fituar zgjedhjet preliminare në shtetin e Ilinois duke thelluar avantazhin ndaj konkurentëve të tjerë. Sipas të dhënave, Romney fitoi rreth 47 për qind të votave ndërkohë që kundërshtari i tij kryesor Rick Santorum mori 35 për qind. Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale ka arritur dhe një herë të triumfojë përballë kandidatëve të tjerë. Ron Paul ka arritur të marrë vetëm 9 % , Neët Gingrich 8% të votave dhe ndodhen shumë mbrapa. Me fitoren e së martës, zoti Romney ka marrë 54 delegatë të tjerë. Një kandidat ka nevojë për 1,144 delegatë për të siguruar emërimin e partisë dhe fituar të drejtën për t'u përballur me presidentin actual t, Barack Obama në zgjedhjet e 6 nëntorit.
Në fjalimin e fitores, zoti Romney tha se tre vite të presidentit Obama në detyrë kanë sjellë për amerikanët më pak vende pune, ulje të pagave, rënie drastike të të ardhurave dhe rritje historike të çmimit të gazit.
Romney morri një fitore bindëse në Porto Riko gjatë fundjavës, ai grumbullimi i 83% të votave.Analistët thonë se rezultatet e deritanishme i japin Romneyt paraprakisht të drejtën për t’u përballur me presidentin amerikan Barak Obama .Fushata e mirë-financuar e Romneyt dhe aleatët e tij kanë kaluar tashmë $ 2.5 milion dollarët. Edhe pse Romney po korr fitore të njëpasnjëshme Santorum është zotuar të vazhdojë. Analistët mendojnë se Santorum, një katolik i devotshëm dhe kundërshtar i abortit dhe martesës se homoseksualeve, mund të bëjë triumfojë në territorin katolik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›