E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cooper: Fusnota për Kosovën nuk është e detyrueshme

Bashkimi Evropian nuk do të insistojë që organizatorët e takimeve rajonale ta prezantojnë Kosovën me fusnotë, për të cilën Beogradi dhe Prishtina kanë arritur marrëveshje.
 

Sipas gazetës serbe “Vecernje Novosti”, Brukseli ia ka lënë organizatorëve të tubimeve të tilla që ta interpretojnë lirshëm marrëveshjen, por ata nuk janë të detyruar ta prezantojnë Kosovën (me fusnotë) sipas marrëveshjes së Brukselit.
 

“Marrëveshja e arritur në dialog është shumë e qartë dhe është publikuar botërisht. Sa i përket zbatimit të saj nëpër takime, është çështje e organizatorëve të përcaktojnë për të vënë apo jo fusnotën”, tha Maja Kocijançiç, përfaqësuesja për shtyp e kryediplomates së BE-së, Catherine Ashton.
 

Kjo do të thotë se teksti përcjellës i fusnotës mund të shkruhet në tabelën pranë pjesëmarrësit, por edhe në dokumentet përcjellëse të tubimeve rajonale.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›