SHËNIM/ Po ikën duke vrarë!
Dhuna e orëve të para të ditës së votimit ka vetëm një emër, Sali Berisha.
Ai po hedh në erë vetura kundërshtarësh ende pa gdhirë dita e votimit, ka ekzekutuar komisionerin e LSI në Laç, nga elementët kriminalë që ka rekrutuar në parti, ka dhunuar gazetarët e Top Chanelit po në Laç, po bën presion qendër më qendër në Kamëz dhe Kukës dhe po hesht si një burracak, duke shpresuar se dhuna do të trembë shqiptarët të shkojnë të votojnë kundër tij.
Gjeografia e dhunës duket se është fokusuar në qarkun e Lezhës dhe Kukësit, ku Berishës po i rrëshqet toka nën këmbë.
Opozita po mban qëndrim të matur dhe po ruan kontrollin mbi procesin, por ajo që duhet vrarë është frika nga dhuna.
Sali Berisha po ikën duke vrarë dhe djegur, si çdo pushtues. Është thjesht akoma dhe 10 orë në pushtet.
Mos ju trembni! Dilni votoni kundër atij që vret dhe në orën e fundit në pushtet.
Bashkë me viktimat e tij, që nesër do shkojnë nën tokë, ta përcjellim dhe atë në burgun e shtëpisë së tij, në emër të pushtetit për të cilin po vret.