E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sisinjo lë Romën për Vilarealin

SHKRUAN: Jeton Selimi 14-01-2011 12:48

Mungon vetëm firma e Sisinjos, por duket se transferimi i brazilianit te Vilareali është çështje e mbyllur. Sipas asaj që shkruan “Corriere Dello Sport”, një shkëmbim faksi mes Romës dhe skuadrës spanjolle kanë konkretizuar në pak orë lëvizjen. Sisinjo do të shkojë në formën e huazimit deri në qershor. Vilareali do të paguajë 80% të pagës së mbrojtësit, ose e thënë ndryshe 2 milionë euro. Lojtari do të përfundojë vetëm disa detaje dhe mund të jetë gati që për ndeshjen e së shtunës kundër Osasunës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›