E Diel, 1 Nëntor 2026

Grushti i shtetit nga Ergenekon, Turqia jep sot vendimin për 270 persona

turTurqi- Një gjykatë në Turqi pritet të japë verdiktin e saj më vonë të hënën mbi gjykimin e më shumë se 270 vetëve të akuzuar për komplot për të përmbysur qeverinë me rrënjë islamike të vendit.

Midis të akuzuarve është një ish-shef i ushtrisë, si dhe oficerë të tjerë të ushtrisë, juristë, akademikë dhe gazetarë.

Gjeneral Ilker Basbug, i cili udhëhoqi ushtrinë në mes viteve 2008 dhe 2010, i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër tij.

Komploti “Ergenekon” dyshohet se kishte për qëllim për të përmbysur qeverinë e AKP (AKP).

Të pandehurit u përballen me dhjetra akuza, duke filluar nga anëtarësia e dyshuar ‘Ergenekon’ -një organizatë terroriste nëntokësore- që ilegalisht posedonte armë dhe nxidte një kryengritje të armatosur kundër AKP-së.

Prokurorët kanë kërkuar burgim të përjetshëm për Gjeneral Basbug dhe 63 të tjerë, duke përfshirë edhe nëntë gjeneralë të tjerë.

Rasti është duke u parë si një test kyç në përballjen e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan me kundërshtarët laike dhe ushtarakë. Që kur zoti Erdogan erdhi në pushtet në vitin 2002, qindra oficerëve ushtarakë janë arrestuar.

Kritikët thonë se ka pak prova për akuzat dhe ata akuzojnë qeverinë se po përpiqet të bëjë të heshtin kundërshtarët e saj sekularistë. Kritikët janë ankuar se hetimi i ‘Ergenekon’-it është fokusuar në kundërshtarët e AKP-së, e cila ka rrënjë islamike. Qeveria mohon ndonjë motivim të tillë.

Ushtarakë e Turqisë e kanë parë veten si garant të kushtetutës laike të vendit. Ato organizuan tre grushte shteti në mes të viteve 1960 dhe 1980 dhe kanë një histori të tensionit me AKP-në.

AKP-ja është konsideruar si një pasuese e Partisë së Mirëqënies, një parti islamike e cila udhëhoqi një qeveri të viteve 1996-1997, e cila u detyrua të japë dorëheqjen nga një fushatë e udhëhequr nga ushtria.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›