Zgjedhjet, raporti: Procesi, përmisime. KQZ-ja u politizua edhe më tepër
Tiranë- Procesi i votimit në më 23 qershor shënoi përmirësime të ndjeshme në drejtim të cilësisë së listës së zgjedhjeve, në drejtim të respektimit të procedurave të procesit të votimit ashtu dhe në atë të numërimit të votave. Kështu thuhet në raportin përfundimtar të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, KSHH.
Kontestimet në këto zgjedhje kanë qenë, relativisht më të pakta, si pasojë e veprimtarisë më të mirë, e më të përgjegjshme të KZAZ-ve, KQV-ve dhe grupeve të numërimit të votave, ndërkohë që përmirësime u arritën edhe në ushtrimit të funksioneve nga policia e shtetit, gjatë kohës së zhvillimit të votimit, shoqërimit të materialeve për në vendet e numërimit të votave dhe gjatë procesit të numërimit të tyre,-thuhet në raport.
Por sipas raportit këto organe duhet të kishin punuar më mirë në drejtim të ruajtjes së rendit e qetësisë gjatë periudhës së përgatitjeve të zgjedhjeve, për të parandaluar e goditur kriminalitetin e manifestuarmeritë e veçantë, në këtë proces zgjedhor, u takon zgjedhësve, që në mënyrë të qetë dhe të vullnetshme ushtruan të drejtën e tyre të votës. Pjesëmarrja e tyre në votim konsiderohet e kënaqshme, në kushtet kur një përqindje e lartë e zgjedhësve të vendit tonë ndodhen në emigracion.
Raporti thotë se KQZ-ja megjithëse ka përballuar një volum të madh pune, nuk ka qenë gjithmonë në lartësinë e kryerjes së detyrës dhe në disa raste, në kuadër të marrjes së vendimeve, u është nënshtruar ndikimeve politike.
Veprimtaria e KQZ u dobësua, u kufizua dhe u politizua edhe më tepër, sidomos pas largimit, me dorëheqje, të tre anëtarëve dhe reduktimit të KQZ-së me 4 anëtarë.
KSHH-ja shprehet se duke pasur parasysh ecurinë e periudhës para zgjedhore, të metat dhe shkeljet e ligjit të konstatuara gjatë procesit të votimit, të numërimit të votave,
duhen bërë përpjekje më të mëdha jo vetëm për zbatimin rigoroz të ligjit, por edhe për të pasur një vullnet më të mirë politik në këtë drejtim, sidomos nga dy partitë më të mëdha të venditmbetet detyrë e rëndësishme e Kuvendit të Shqipërisë, përmirësimi i mëtejshëm i Kodit Zgjedhor, rishikimi i mundësisë për depolitizimin e organeve të administrimit zgjedhor, si dhe përmirësimi i veprimtarisë së tyre në drejtim të ushtrimit të kompetencave që u cakton ligji, veçanërisht në procesin e numërimit të votave dhe nxjerrjen e rezultateve.