E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Guantanamo", edhe tre të burgosur vijnë në Tiranë

Kështu, gjatë ditës së djeshme janë transferuar për në vendin tonë shtetasit Saleh bin Hadi Asasi, me kombësi tuniziane, Sharif Fati Ali al Mishad, me kombësi egjiptiane, dhe Abdul Rauf Omar Mohammad Abu al Qusin, me kombësi libiane.

Këto transferime u bënë në bazë të marrëveshjes individuale midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverisë shqiptare. Dy qeveritë koordinuan midis tyre mbi modalitetet e transferimit dhe angazhohen të vazhdojnë konsultimet në lidhje me trajtimin e këtyre personave.

“Ky transferim vjen si rezultat i angazhimeve konkrete që qeveria shqiptare ka marrë për të mbështetur iniciativën e administratës së Presidentit Obama për mbylljen e qendrës së Guantanamos dhe transferimin e të paraburgosurve në vende mike dhe të sigurta. Me pranimin e këtyre tre individëve, numri total i të transferuarve nga Guantanamo në Shqipëri shkon në 11(njëmbëdhjetë)”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›