E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard: Jam i kënaqur që s’shkova te Interi

Mesfushori i Çelsit dhe i kombëtares angleze ka zbuluar se 18 muaj më parë ishte vetëm një hap larg Interit, por më pas nënshkroi një kontratë me Çelsin edhe për pesë vite të tjerë. “Në atë kohë mendova seriozisht për një kalim te Interi. Ishte një periudhë e vështirë në jetën time dhe të gjithë e dinë se sa shumë kam qenë i lidhur me Mourinjon”, pohoi Lampard për “Chelsea TV”.

Më tej ai shtoi: “Nuk doja të shkoja në asnjë klub tjetër anglez. Tashmë karriera ime do të përfundojë te Çelsi. Moskalimi te Interi ishte gjëja më e mirë që mund të bëja, sepse kuptova çfarë doja dhe çfarë më kishte dhënë Çelsi. Interi është një klub i madh, por nuk është Çelsi”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›