E Diel, 1 Nëntor 2026

Svoboda: Të bëhet transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit

Nenkryetari i Grupit parlamentar socialist ne Parlamentin Europian Hanes Svoboda ka dale hapur ne mbështetje te qëndrimit te homologeve shqiptare te cilet kerkojne hapjen e kutive te 28 qershorit por nga ana tjeter i nxisin deputete e selise roze qe te shkojne ne Kuvend per ta realizuar kete kerkese.

"Partia Socialiste e ka pranuar rezultatin dhe eshte e logjikshme qe ajo te kthehet sa me pare ne parlament. Por gjithashtu eshtë mjaft e dukshme që Partia Socialiste nuk mund të ndalë luftën për transparencë. Mesa kam folur me anëtarët e delegacionit të Këshillit të Europës, ata nuk e përjashtonin hapjen e kutive për të bërë transparencën e zgjedhjeve. Ka patur argumente se ne disa zona ka patur parregullsi dhe kjo e justifikon hapjen e kutive. Një prej zgjidhjeve është që PS të kthehet në Parlament dhe të propozojë kërkesën e saj për transparencë", deklaroi Hanes Svoboda, n/kryetar i Grupit Parlamentar Socialist ne PE.

Me tej per zgjidhjen e ngercit politik, Svoboda sugjeron qe Këshilli i Europes ta dergoje sa me pare ceshtjen e hapjes se kutive ne Komisionin e Venecias per te mos e shtyre pa afat transparence e zgjedhjeve te 28 qershorit.

"Më pas cështja të cohet në Komisionin e Venecias dhe të kërkohet hapja e kutive. Në këtë komision, cështja do të diskutohet me urgjencë që të mos zgjasë pa fund. Parlamenti i Asamblesë së KiE të kërkojnë në Komisionin e Venecias që kutitë të hapen për të mos pritur muaj të tërë, por për ta bërë këtë cështje mjaft urgjente. Besoj dhe qeveria do të jetë bashkëpunuese për të sqaruar legjitimitetin e zgjedhjeve. Kompromisi nuk mund te jete vetem nga ana e Partise Socialiste por edhe nga mazhoranca. Zgjidhja e kësaj ceshtje i sherben te ardhmes se Shqiperise", vijoi Svoboda.

Kete qëndrim nënkryetari i grupit parlamentar socialist ne Parlamentin Evropian e beri pas nje takimi qe pati me liderin e opozites Edi Rama. Nderkohe ky i fundit perseriti edhe njehere se transparenca e zgjedhjeve eshte nje kusht i panegociueshem.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›