E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci-Shqipëri, pakt për emergjencat

Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e emergjencave civile. Zv.kryeministrja e Kroacisë, Durda Ablesic, gjatë vizitë në Ministrinë e Brendshme garantoi synimin e përbashkët evropian.

"Vendet tona kanë bashkëpunim në nivele politike, ndaj ky bashkëpunim mund të shtrihet edhe në fusha të tjera. Me këtë marrëveshje ne do të ndihmojmë njëri-tjetrin në përballimin e situatave emergjente. Ministrat tanë të Brendshëm janë një hap përpara në cështjen e sigurisë së kufijve", tha Durda Ablesic, zv.kryeministre e Kroacisë.

"Dita e sotme shënon formalizimin e një bashkëpunimi shumë të ngushtë dhe të kahershëm të Shqipërisë dhe Kroacisë, në fushën e emergjencave civile. Dy vendet tona janë gjetur krah njëri-tjetrit në situata të ndryshme gjatë dekadave që shkuan. Natyrisht me paqësimin dhe stabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, për fat të mirë, situatat dhe konfliktet e armatosur nuk vërehen më, po kemi një shtim të situatave të emergjencave civile, të përmbytjeve, të zjarreve, të tërmeteve, të rritjes së nivelit të detit si rezultat i ndryshimeve klimaterike dhe kjo kërkon një bashkëpunim midis vendeve tona, sa më të ngushtë sa më të frytshëm sa më konkret", tha ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha. Marrëveshja u nënshkrua me përfaqësuesit e Kroacisë dhe drejtorit të Emergjencave Civile, në Ministrinë e Brendshme, Alfred Olli.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›