Për 40 minuta e gjithë Shqipëria në terr
“Black out-i” ndodhi rreth orës 21:00, duke shkaktuar terr në të gjithë vendin. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes bëri të ditur se shkak ishte bërë një rrufe goditi Vaun e Dejës duke shkaktuar një efekt domino, duke sjellë shkëputjen e linjës së Malit te Zi.
Kjo ka bërë që i gjithë sistemi energjetik në vend të stakohet. Rikthimi i energjisë është bërë i mundur pas ndërhyrjes së specialistëve të KESH-it. Megjithatë, drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku ka përjashtuar mundësinë e dëmtimit të linjë 400 kv, çka do të sillte probleme të mëdha me furnizimin me energji, pasi kjo linjë është kryesorja në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike në vend.