Guardiola ‘përkëdhel’ lojtarët e tij

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 21:41
Trajneri i Barcelonës, Josep Guardiola ka lavdëruar tej mase lojtarët e tij, pas fitores 2:1 ndaj Athletic Bilbaos, e cila arriti pas dy ndeshjesh pa fitore.
“Është e pamundur që të vihen në diskutim këta lojtarë që meritojnë një Perandori. Nuk e di nëse do të marrim rezultate të mëdha, apo nuk do të fitojmë asgjë. Por, opinioni im për ta nuk do të ndryshojë asnjë centimetër”, tha trajneri spanjoll.
Sipas tij, 5 pikët avantazh ndaj Real Madridit janë të kënaqshme.
Klubin madrilen e konsideron si njërin prej më të mirëve në Evropë, derisa nuk la pa lavdëruar as trajnerin Jose Mourinho.