Beckham mund të kthehet në Tottenham

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 17:42
Harry Redknapp nuk i ka humbur ende shpresat që ta shohë një ditë mesfushorin anglez, David Beckham duke e veshur fanellën e Tottenhamit.
Aktualisht, ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Real Madrid e Milan, është i angazhuar me ekipin e tij, Los Angeles Galaxy, por ai mund të rikthehet në Angli në fund të sezonit.
“Mendoj se David mund të rikthehet. Ishte e jashtëzakonshme ta kishim këtu për një periudhë, në stërvitje. Gjithmonë është i mirëseardhur. Beckham është lojtar i madh dhe mund t’i japë ende futbollit botëror”, tha Redknapp.