Dzeko: Mund të jap më shumë

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 21:02
Pasi ka kaluar gjatë janarit nga Wolfsburg në Manchester City, për Edin Dzekon fillon një periudhë e vështirë ambientimi në Premierligë.
Kampionati anglez është shumë më ndryshe nga ai gjerman, por ylli boshnjak nuk e ka ndërmend të dorëzohet, edhe pse nuk dha aq sa u prit nga ai deri tash.
“Punoj çdo ditë e më shumë për t’u përmirësuar, mundem dhe duhet të bëj më shumë. Sapo të arrij në top formë, do të zbaviten njerëzit, pasi që po luaj në një skuadër të madhe, përkrah lojtarëve të njohur si Tevez e Balotelli”, tha përfaqësuesi boshnjak.