Guardiola: Barca kualifikohet, me nivelin e zakonshem
Pep Guardiola parashikon nje ndeshje te veshtire kunder Interit, por ka rikujtuar edhe takimin e kaluar, duke theksuar se Barcelona do te ishte me mire qe te kishte sulmuar ne "San Siro", kunder Interit. Humbjen e ndeshjes se pare, trajneri i katalanasve ia faturoi pergatitjeve te pamjaftueshme, per shkak te udhetimit te gjate.
"Ne synojme qe te dalim ne lojen tone te zakonshme dhe do te perpiqemi te shenojme sa me shume gola qe te jete e mundur ne kete ndeshje", - theksoi trajneri katalanas, Pep Guardiola. "Skuadra jone do te perpiqet qe te realizoje nje qellim te tille. Ne mund te kishim qendruar ne shtepi dhe do te kishim humbur me rezultatin 3-0, sepse UEFA na tha se duhet te ishim atje, ndaj edhe shkuam, me idene per te fituar ndeshjen. Kjo nuk eshte nje situate ideale pasi vijme nga nje ndeshje e se shtunes dhe nje udhetimi me autobus, per rreth 14 ore nga Milano e Italise, ku edhe zhvilluam ndeshjen e pare gjysmefinale. Por ne nuk mund ta ndalonim dot vullkanin. Shume njerez ne Evrope jane bllokuar prej tij dhe ne ishim disa prej tyre. E vetmja zgjedhje ishte qe te merrnim nje autobus, qe do te ishte me i shpejte se te tjeret, - shton trajneri i skuadres katalanase, Pep Guardiola, - ne vendosem qe te vinim me dy mikrobuse me qellim qe lojtaret te ndiheshin sa me te rehatshem". Barcelona barazoi pa gola gjate ndeshjes se pare ne grupe, ndaj Interit dhe trajneri Guardiola parashikon nje ndeshje tjeter te veshtire, kunder kampioneve te Italise. "Duhet te luajme nje ndeshje te madhe, si dhe te bejme te pamunduren per te fituar, por ne gjithashtu mundet qe edhe te humbin kete sfide, sepse po luajme kunder nje prej ekipeve me te mira ne Evrope. Interi i ka fituar pese ndeshjet e fundit, keshtu qe do te jete shume e veshtire, per faktin se vjen me nje fitore edhe nga sfida e pare", - u shpreh trajneri i Barcelones, Pep Guardiola, para ketij takimi. "Mendoj se kemi luajtur nje ndeshje shume te mire ne cerekfinale te "Champions", ndaj Arsenalit, por duhet te perpiqemi qe ne kete ndeshje te arrijme dhe te ruajme te njejtin nivel. Do te me pelqente qe te krijonim shanse te njejta me ndeshjet e kaluara. Megjithate, kundershtari yne eshte teper kompetitiv ne "Champions" dhe ka nje trajner shume te mire. Por ne do te bejme perpjekjet tona", - u shpreh trajneri i Barcelones, Pep Guardiola.