E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Dua të luaj me një mesfushor

Trajneri spanjoll i Bajernit, Pep Guardiola, ka ardhur në Mynih me ide të qarta. Gjatë fazës përgatitore dhe dy ndeshjeve të Bundesligës, ai ka hedhur në fushë dy skema, 4-1-4-1 dhe 4-3-3, duke aktivizuar vetëm një mesfushor defensiv dhe herë pas here edhe tre mbrojtës.

Teksa Efenberg e këshilloi të luajë me dy mesfushorë, spanjolli arsyeton dhe mbron idetë e tij: “Nga dita në ditë ne po përmirësohemi dhe sigurisht nuk është e thjeshtë. Po arrij të njoh mirë cilësitë e lojtarëve dhe filozofia ime bazohet në skemat e mia. Unë preferoj më shumë të luaj me një mesfushor defensiv. Më duket më pozitive”, – tha Guardiola. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›