E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajmi "bombë", Barcelona kërkon Casillas

Iker Casillas mund të transferohet te Barcelona! Kjo është “bomba” që hedh në tregun mediatik El Mundo Deportivo, media pranë ekipit katalanas, që I referohet një programi televiziv I titulluar Tiki – Taka, I transmetuar këtë të mërkurë nga kanali “Energy.”

Gjithçka lindi pas dyshimeve të hedhura mbi temën e diskutimit në një takim mes presidentit të Barcelonës Sandro Rozell me drejtorin sportive Andoni Zubizareta dhe zëvendëspresidentit ekonomik Havier Faus. Sipas të përditshmes katalanase, ky takim është programuar me një objektiv madhor: për të parë mundësitë e blerjes së Iker Kasillasit nga Barcelona.

Një tranferim I tillë mund të duket I pamundur, por nëse I referohesh kalimit të Luis Figos nga ekipi katalanas te ai mernges në vitin 2000 e kupton që në futboll kurrë mos thuaj kurrë.

Iker Kasillas po përjeton momentet më të vështira të karrierës së tij në Madrid, teksa Karlo Anceloti e la në stol në sfidën hapëse të sezonit ndaj Real Betisin. Vendimi I italianit në njëfarë mënyrë i jep të drejtë zhoze Morurinjos, që gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar ia besoi portën Diego Lopezit./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›