E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Edhe skuadrat tjera janë në garë për titull

Pep Guardiola nuk pajtohet me mendimet se gara për titull gjatë sezonit 2009/2010 në La Liga do të zhvillohet vetëm ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.
"Është mungesë respekti, të mendosh pas vetëm katër ndeshjeve se lufta do të jetë vetëm në mes Barcës dhe Madridit. Unë nuk besoj në diçka të tillë".

"Nëse i kemi fituar të gjitha ndeshjet deri më tani, do të thotë se të dyja ekipet jemi në formë. Fakti që i kemi fituar ndeshjet është vetëm se kemi qenë më të fortë se kundërshtarët tanë", ka thënë trajneri i Barcës, i cili thotë se edhe Sevilla, Valencia, Villarreali dhe Atletico Madridi do të jenë konkurentë për dy gjigantët spanjollë për titull.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›