BE:Rriten kërkesat për azil dhe numri i emigrantëve të parregullt

Bashkimi Evropian regjistroi një rritje të ndjeshme të emigracionit të parregullt dhe të kërkesave për azil në vitin 2008, njoftoi sot Komisioni Evropian mbi bazën e mbledhjes së të dhënave për arrestimet në disa shtete.
Eurodac, mekanizmi biometrik i krijuar në vitin 2000 për të ndihmuar në përcaktimin se cili shtet anëtar është përgjegjës për një kërkesë për azil, ka shqyrtuar vitin e kaluar 219 000 seri shenjash dixhitale të gishtërinjve të azilkërkuesve, 61 945 seri personash që kanë kaluar kufijtë ilegalisht dhe 75 919 seri personash të arrestuar për qëndrim të parregullt.
"Këto shifra tregojnë se numri i kërkesave për azil të regjistruara është rritur me 11,3 për qind në vitin 2008, gjë që konfirmon tendencën për rritje që ishte zbutur vitin e kaluar", theksoi Komisioni.
"Në të njëjtën kohë, numri i personave të regjistruar që i kanë kaluar ilegalisht kufijtë është rritur me 62,3 për qind dhe numri i shtetasve të vendeve të treta të kapur me dokumenta të parregullta është rritur me 17,6 për qind", shtoi ai.
Bashkimi Evropian ka rreth 10 milionë persona me dokumenta të parregullta, mësohet nga vlerësime të Komisionit dhe të Parlamentit.