E Diel, 1 Nëntor 2026

Bin Laden audio mesazh: Tërhiqni trupat nga Afganistani

Lideri i rrjetit terrorist të al-Kaidës, Osama bin Laden u bëri thirrje sot vendeve evropiane përmes një mesazhi të ri audio të tërheqin trupat e tyre ushtarake të dislokuara në Afganistan.
"Nuk kërkojmë asgjë të padrejtë. Duhet t'i jepni fund padrejtësisë dhe të tërhiqni ushtarët tuaj nga Afganistani", deklaroi ai përmes mesazhit audio me titra në gjuhën gjermane. Gjermania zhvillon zgjedhjet e përgjithshme parlamentare pas dy ditësh.
Mesazhi i fundit i sheikut të terrorit i drejtohej popullit amerikan dhe ishte publikuar vetëm pak ditë pas përvjetorit të tetë të sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›