E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfon Djokovic ne gjysmefinalen e Montrealit

Mbretërimi i Novak Djokovic si numri 1 i renditjes botërore mbetet i patrazuar, pasi serbi ka shkatërruar frencezin Gael Monfils 6-2 6-1, për t’u kualifikuar në gjysëmfinale të Montreal Masters. Suksesi i Djokovic e ka çuar rekordin e tij sezonal në shifra spektakolare 51-1 dhe e mban atë në garë për tu bërë i pari që fiton një titull në debutimin si raketa numër 1 që kur Pete Sampras a arriti këtë në 1993.

"Luajta një ndeshje perfekte, mëtë mirën në Montreal ," ka thënë Djokoviç, që ende nuk ka humbur asnjë set në këtë kompeticion. Rivali më i fortë për serbin duket se është francezi tjetër Jo Uilfried Tsonga, që dominoi fushën me fitoren 6-4 6-4, kundër numrit 8 të renditjes spanjollit Nicolas Almagro.

Tenisti ka treguar se është në një foimë të shkëlqyer, pasi ka mundur në raundin e kaluar edhe  dy herë kampionin Roger Federer. Francezi nuk është rrezikuar asnjëherë nga Almagro, duke prekur suksesin dhe duke qenë tashmë kundërshtari më i rrezikshëm për ambicjet e Djokovic në Montreal.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›