E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis Premier League kampionati anglez me mungesa

Klubet kryesore të Premier League nisin kampionatin anglez me mungesa të rëndësishme. Kampionët e Manchester United kanë në dyshim mbrojtësin e majtë, Patrice Evra,për ndeshjen e tyre të parë kundër Uest Bromuich Albion. Tekniku i Djajve të Kuq, Alex Ferguson ka bërë të ditur se francezi ka dëmtuar gjurin në Superkupën e Anglisë, ku United ka rikuperuar 3-2 rivalët e Manchester City në Uembley.

Mungesë tjetër në rradhët e Manchester është ajo e sulmuesit Javier Hernandez, i cili është dëmtuar gjatë fazës përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Meksikani nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e parë, por United mund të mbështetet në të rinjtë e talentuar si Tom Cleverley dhe Phil Jones, që treguan nivel të lartë në Superkupë.

Londinezët e Chelsea duket se kanë rikuperuar sulmuesin, Fernando Torres, për ndeshjen e parë kundër Stoke City, por kjo nuk e ka ndaluar teknikun portugez, Villas Boas, të kërkojë heqjen e Drogba nga merkato. Torres duket se e ka kapërcyer dëmtimin dhe pritet debutimi i tij me Chelsea. Tekniku portugez, e ka përcaktuar Torres si armën e tij kryesore offensive, edhe pse në skuadër ka mbërritur edhe 18 vjeçari Lukaku. Gjithësesi Didier Drogba mund të fitojë sërisht terren, nëse spanjolli nuk përgjigjet në fushë.

Lajmi i mirë nga kampi i Liverpool është se Luis Suarez mund të jetë gati për ndeshjen e parë me Sunderland. Tekniku, Kenny Dalglish, ka bërë të ditur se lojtari është stërvitur pa probleme dhe mund të jetë në fushë. Një tjetër problem për klubin e Anfield Road është edhe Glen Johnson. Mbrojtësi i krahut është në dyshim për ndeshjen kundër Sunderland, ndërsa Liverpool ka bërë edhe lëvizjen e fundit, duke konfirmuar nënshkrimin me mbrojtësin spanjoll të Neucastle United, Jose Enrique.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›