E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Fitorja ndaj Milanit, nder i madh

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola e konsideron fitoren ndaj gjigantit italian Milan si fitore të madhe për ekipin e tij dhe njëkohësisht nder i madh.

“Ishte vërtet nder të mposhtim një ekip aq prestigjioz si Milani në San Siro. Unë jam i kënaqur që njerëzit që e panë takimin janë argëtuar”.

“Ne luajtëm një ndeshje të mirë në udhëtim, pasi të vijmë këtu dhe të bëjmë gjithë ato raste dhe të shënojmë tre gola, është vërtet gjë e madhe ndaj një ekipi të madh. Na bën krenarë. Është nder që mposhtëm Milanin në San Siro”, ka thënë Guardiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›