Robben nuk është i padëshiruar

Magazina Sport Bild së fundmi kishte përshkruar holandezin si futbollist vetjak, i cili thuhej se ka humbur besimin e bashkëlojtarëve të tij. Por, Robben ka thënë se kjo është qesharake. “Nuk është e vërtetë dhe më shkon në nerva”, tha Robben duke thyer heshtjen e tij gjatë një interviste me Tz.
“Më bën të qeshem. Kushdo që shkruan gjëra të tilla, nuk ka ide. Kam besim në ekipin tim, trajnerin tim dhe bordin. Kjo është krejt që ka rëndësi. Jam shumë mirënjohës dhe kam përkrahjen nga i gjithë klubi”, theksoi ai.
Robben kaloi gjashtë javët e fundit jashtë fushës për shkak të një lëndimi, por u rikthye dhe luajti në humbjen 1-0 nga Borussia Dortmund në vikendin e shkuar. Ai po ashtu u paraqit në fitoren 3-1 ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve të martën dhe falënderoi klubin që qëndroi pas tij edhe gjatë muajve që i kaloi jashtë fushës për shkak të lëndimeve.