E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numri 1 i botes ne tenis Novak Gjokovic u mposht nga David Ferrer

Turneu i fundvitit në Londër qenka i mbushur plot me surpriza për tenisin. Pasi numri 2 i botës, Rafa Nadal u thye keqazi nga zvicerani Rozher Federer, i erdhi radha “mbretit” të tanishëm, Novak Gjokoviç, që të provonte shijen e hidhur të disfatës.

Jo vetëm kaq, sepse serbi pësoi një humbje shumë më poshtëruese sesa spanjolli, pasi u mposht nga një tenist mjaft më i dobët sesa Federer.

Fituesi ishte spanjolli tjetër, David Ferrer, i cili arriti suksesin 2-0 me sete, me rezultate të seteve 6-3 e 6-1, duke siguruar edhe kalimin në gjysmëfinale me këtë fitore.

Ferrer, fitues i turneut londinez në vitin 2007, ka shansin që të përfundojë i pari në grup, ndërsa Gjokoviç duhet të fitojë ndaj serbit tjetër, Janko Tipsareviç, për të pasur mundësi që të kualifikohet.

Madje, në gjysmëfinale, numri 1 i botës mund të përballet me tenistin më në formë të momentit, pikërisht Rozher Federerin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›