Ne Greqi, topcinjte prezantuan pese lojtare nen moshen 21 vjec
Venger lavderon adoleshentet e Arsenalit: Ishin te mrekullueshem
Arsen Venger lavderoi te rinjte qe aktivizoi ndaj Olimpiakosit, ne ndeshjen e fundit te "Champions", duke thene se ata shfaqen nje performance teper te larte ne lojen e tyre, gje qe jep premisa per te garantuar suksesin e duhur, edhe ne te ardhmen. "Topcinjte" ishin ekipi me i ri ne moshe qe doli ne fushe ndaj Olimpiakosit, ne nje ndeshje te "Champions" dhe ne perfundim te ketij takimi, Arsen Venger, deklaroi: - "Jam krenar per paraqitjen e lojtareve te rinj qe aktivizova ndaj Olimpiakosit. Ata e perballuan psikologjikisht shume mire ndeshjen e fundit. Jam i zhgenjyer me faktin e vetem qe e humbem kete ndeshje, por megjithate kemi luajtur shume mire". Venger e konsideroi pozitive paraqitjen, ne mbyllje te ndeshjeve te grupit, ne "Champions": - "Ne kemi bere nje paraqitje pozitive. Po njohim rritje ne cdo ndeshje," -perfundon francezi i stolit te Arsenalit, Arsen Venger. Me 5 adoleshente, ne moshen 21 vjec, Arsenali theu rekordin e Ajaksit. Mesatarja e ekipit te Ajaksit qe luajti ndaj Klab Bruzhit gjashte vite me pare ishte 14 dite me pak, se ajo e Arsenalit, ne perballjen e djeshme. Ramsi 18 vjec, Xhek Uilsher 17 vjec, Kile Bartli 18 vjec, Tom Kuiz 18 vjec, Fren Merida 19 vjec, ishin disa nga talentet e Arsenalit. Londinezet do te presin hedhjen e shortit ne Zvicer, si kryesuese e grupit dhe do te luaje ne shtepi ndeshjen e dyte. Olimpiakosi fitoi 1-0 me gol te Leonardos dhe u kualifikua ne raundin e dyte te "Champions". Pas kualifikimit trajneri i Olimpiakosit, Ziko theksoi: - "Eshte nje arritje e madhe per ekipin tone. Tifozet tane e meritojne qe te festojne kaq shume", - perfundoi Ziko