E Diel, 1 Nëntor 2026

Guardiola: Milani? S'jam takuar kurrë me Galianin

TIRANE-Mes Milanit dhe Pep Guardiolës nuk po zhvillohet asnjë tratativë. Një gjë të tillë e ka deklaruar dje tekniku katalanas, nëpërmjet agjentit Hoze Maria Orobtig. "Kam një raport të shkëlqyer prej vitesh me Galianin, por kjo nuk do të thotë asgjë, - u shpreh Orobtig. - Unë e kam numrin e tij dhe ai ka timin, por nuk ka patur asnjë takim për Guardiolën, pasi përfaqësuesi i tij i vetëm jam unë. Dua të sqaroj diçka: deri në fund të janarit, Pep nuk do të flasë me asnjë", tha më tej menaxheri i trajnerit katalanas. Para ndeshjes mes Milanit e Malagas, u përfol për një takim mes Galianit dhe vëllait të Guardiolës Pere e të besuarit të tij Manuel Estiarte. "Pep është i hapur për tratativa si me Milanin, ashtu edhe me Çelsin apo Sitin", shtoi Orobtig.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›