Malmstrom: Statusin e keni vetë në dorë

TIRANE-Vetëm pak javë pas miratimit të raport-progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, Brukseli tërheq sërish vëmendjen mbi problemet në drejtësi, nivelin e lartë të korrupsionit dhe të krimit të organizuar në Shqipëri. Por jo vetëm kaq! Shqipëria bashkë me fqinjët e saj të Ballkanit Perëndimor, rrezikojnë realisht procesin e liberalizimit të vizave, për shkak të numrit të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së. Gjatë një interviste për emisionin "Diplomaticus" në 'News 24', Komisionerja e Bashkimit Europian për Çështjet e Brendshme, Sesilia Malmstrom flet për shqetësimet kryesore mbi situatën në Shqipëri sa i përket sundimit të ligjit dhe sigurisë, reformat që kanë mbetur pa përmbushur dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.
Zonja Malmstrom, cilat janë çështjet kryesore që ju shqetësojnë për sa i përket sundimit të ligjit dhe sigurisë në Shqipëri?
Ne e dimë që në demokracitë e reja këto janë çështjet më të vështira. Ka ende shumë korrupsion, nuk ka ende mjaftueshëm çështje që janë çuar para drejtësisë. Kemi nevojë për një agjenci të fortë antikorrupsioni dhe të pavarur. Dhe e dimë gjithashtu që fatkeqësisht krimi i organizuar mbetet problem i madh në këtë vend.
Zonja Malmstrom, meqë përmendët drejtësinë, aktualisht këtu ka shumë polemika mbi Kryeprokuroren e Për-gjithshme, për mandatin e saj dhe se si duhet të emërohet kryeprokurori i ri. Ju si mendoni, si duhet të jetë identikiti i Kryeprokurorit të Për-gjithshëm të një vendi që pret të marrë së shpejti statusin kandidat?
Kjo është një çështje e brendshme e Shqipërisë në fakt. E di që ka diskutime, por nuk i takon Komisionit të japë gjykime, pasi është një çështje shumë e ndjeshme politike. Ajo që mund të them është se ai apo ajo që do të zgjidhet, duhet të emërohet në mënyrë të pavarur, që të jetë i/e pranueshëm/me për të gjitha partitë politike. Pra në mënyrë që të mos ndryshohen rregullat e lojës, nëse do të ketë mazhoranca të ndryshme, dhe ky rregull vlen për të gjitha vendet. Pra duhet të bini dakord për disa parime dhe të bëni kompromise, si dhe të garantoni që të gjitha forcat politike të përfshihen. Por mënyra e saktë se si duhet të zgjidhet nuk i takon komisionit.
Zonja Malmstrom, rikthehemi tek qëllimi i vizitës suaj në Tiranë dhe ministerialit që u zhvillua lidhur me problemet që ekzistojnë për sa u përket abuzimeve me liberalizimin e vizave. Çfarë kërkoni konkretisht nga Tirana zyrtare në këtë drejtim?
Ne presim nga Tirana që të sigurojë se do të mund të reduktojë numrin e azilkërkuesve, i cili është rritur ndjeshëm që nga viti i kaluar, si nga Shqipëria, ashtu dhe nga vendet e tjera të rajonit. Presim që të luftojë rrjetet ilegale që promovojnë këto abuzime, të rrisë informacionin mbi atë që është e lejueshme dhe e ndaluar për sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, të përmirësojë kushtet e jetesës së romëve dhe pakicave të tjera, si dhe të bashkëpunojë ngushtë me Bashkimin Europian, vendet e tjera të rajonit dhe Evropolit, në mënyrë që së bashku të mund ta ndryshojmë këtë tendencë.
Zonja Malmstrom, kohët e fundit ka pasur raportime të shumta në mediat ndërkombëtare, se në fakt nuk ekziston një rrezik real për vendosjen e vizave, pasi procesi është i pakthyeshëm. A ka në të vërtetë një rrezik real që qytetarët e Ballkanit Perëndimor të mos mund të lëvizin më lirshëm në hapësirën Shengen?
Po, ka një rrezik real. Shtetet anëtare janë tepër të shqetësuara për rritjen dramatike të kërkesave të pabaza për azil nga vendet partnere, vendet kandidate dhe ato që shpejt do të jenë anëtare. Dhe ky është një rrezik vërtet serioz. Ne të gjithë e kemi shumë për zemër liberalizimin e vizave. Është e mrekullueshme për njerëzit që të mund të takohen me njëri-tjetrin, ndaj dhe ne nuk duam ta bëjmë këtë, por nëse kjo tendencë nuk ndryshon, vendet anëtare do të ndjehen të detyruara që të rivendosin vizat, ndaj është shumë e rëndësishme që ne të nisim të veprojmë bashkërisht në mënyrë serioze që të mund ta ndryshojmë këtë prirje.
A ka një limit kohor për të marrë një vendim për këtë?
Për momentin nuk ka një afat të përcaktuar, por ne po e diskutojmë këtë çdo muaj kur ministrat takohen dhe na duhet të shohim shpejt një ndryshim të tendencës, përndryshe rrezikojmë të gjithë procesin dhe kjo do të ishte shumë dëmtuese.
Serbia dhe Bosnja janë ndër vendet e para me numrin më të lartë të azilkërkuesve, Shqipëria renditet diku e treta, apo gabohem?
Po, kjo është e saktë. Shqipëria ka të njëjtat shifra si Bosnje-Hercegovina. Por nuk janë thjesht numrat që na shqetësojnë, por tendenca, e cila është gjithnjë e më në rritje dhe 73% më shumë se vitin e kaluar për të gjithë rajonin, dhe kjo është një shifër shumë e lartë. Ndërsa për Shqipërinë është rreth 60% më shumë. Pra është tendenca ajo që është më shumë shqetësuese, sepse është gjithnjë e në rritje. Askush nuk pret që të shkojë në zero duke nisur që nga dita e nesërme, por tendenca duhet të ndryshojë dhe kjo përbën shqetësim për ato 5-6 vende anëtare që marrin kërkesa nga azilkërkuesit.
Lidhur me takimin këtu në Tiranë, mbetët e kënaqur në përgjithësi. Mendoni se ministrat do t'i përmbushin angazhimet e tyre?
Po, besoj se po. Të gjithë ministrat pjesëmarrës në takim miratuan një deklaratë të përbashkët për të theksuar pikërisht angazhimin e tyre. Do të ketë një takim në nivel të lartë ekspertësh javën e ardhshme për të vijuar në Bruksel me këtë që nisëm në Tiranë dhe shpresoj që të gjitha vendet të dërgojnë përfaqësuesit e tyre. Ndjeva gjatë diskutimeve me ministrat, se ekziston vetëdija që ka probleme dhe sfida, por ka një angazhim vërtet të fortë për të punuar me këto çështje dhe për të qënë partnerë të mirë me BE-në.
Zonja Malmstrom, ndërkohë në Tiranë ka shumë debate lidhur me reformat që kanë mbetur pa përfunduar nga raport- progresi i Komisionit Europian ndërsa po afrohet afati kohor i 21 nëntorit, kur zyra e KE-së të përpilojë raportin e radhës për atë se çfarë është bërë deri tani. Ju, çfarë do t'i këshillonit klasës politike lidhur me këtë?
Këshilla ime për të gjitha vendet kandidate është që të ulen bashkë, qeveria dhe opozita, dhe të arrijnë disa marrëveshje të përbashkëta dhe kompromise. Lëreni politikën pak mënjanë dhe fokusohuni për të bërë punën, sepse Europa ka të bëjë pikërisht me kompromiset.
Por, zonja Malmstrom, është më e lehtë për t'u thënë se për t'u bërë, fatkeqësisht, këtu në Tiranë...
E di këtë dhe e kuptoj shumë mirë që ka vështirësi, por ky është Bashkimi Europian. Ju bëni kompromise dhe marrëveshje edhe me kundërshtarët tuaj.
Keni vërtet besim se ato tri reforma do të arrijnë të përfundojnë në kohë dhe Shqipëria do të mundet të marrë statusin e vendit kandidat?
Kjo është më së shumti në dorën tuaj.
Dhe një pyetje të fundit, zonja Malmstrom. Vitin e ardhshëm kemi zgjedhjet parlamentare dhe jemi kritikuar shpesh për mungesën e standardeve. Sa të rëndësishme janë ato për integrimin?
Besoj se këto zgjedhje janë të rëndësishme për një sërë çështjesh të brendshme për të cilat edhe partitë diskutojnë shpesh. Por ajo që është më e rëndësishme është se kushdo që do të fitojë dhe do të drejtojë vendin pas këtyre zgjedhjeve, duhet të arrijë një lloj marrëveshjeje me të gjitha partitë politike për ato çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me Bashkimin Europian, të cilat nuk ndryshojnë. Gjithashtu të mund të ngrini një lloj komisioni me përfaqësuesit e të gjitha partive, që të punojnë së bashku dhe të përpiqen të gjejnë kompromise për sa i përket integrimit europian. Kjo është thelbësore.
Mendoni se kësaj here do të mund të realizojmë zgjedhje plotësisht të lira dhe të ndershme?
Shpresoj me të vërtetë që po. Ne natyrisht që do të bëjmë gjithçka që mundemi për t'ju ndihmuar dhe mbështetur që të organizoni administrimin e zgjedhjeve, por jeni ju që i bëni zgjedhjet. Nëse ne mund të japim këshilla apo ndihmë, jemi shumë të kënaqur ta bëjmë këtë gjë, por e keni ju në dorë. Uroj që shqiptarët të duan të bëjnë zgjedhje të hapura dhe të mira.
(d.b/News24/BalkanWeb)