Guardiola Mourinhos: Faleminderit

Pep Guardiola ka shfrytëzuar deklaratën para ndeshjes me Zaragozën për të shprehur falënderime për homologune tij Jose Mourinho.
”Dua të falënderoj Mourinhon për komentet e tij. Ai na ka renditur si një skuadër të fortë duke shprehur besimin e tij që sfidën me Chelsean do ta kalojmë lehtë. Ne vërtetë e kemi këtë shans por na duhet koncentrim. Shpresoj që të luajmë një finale me Real Madridin” deklaroi Guardiola.