E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një serb bokson për pavarësi

Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 12:27

Të dielën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, prej orës 15:00, do të zhvillohet turneu ndërkombëtar i boksit,‘Pavarësia 2011’. Këtë turne e ka organizuar Federata e Boksit e Kosovës (FboxK), për nder të trevjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në këtë eveniment do të boksojnë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, por në ring do të ngjitet edhe boksieri nga Serbia, Nersad Miliceviç.

Në kuadër të këtij turneu do të zhvillohen dymbëdhjetë meçe. Ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës do t’i mbrojnë këta boksierë: Lirim Bajrami (56 kg.), Besart Xhafa (69 kg.), Flamur Elezaj (91 kg.), Fatos Ferizi (56 kg.), Liridon Zeqiri (60 kg.), Mahmut Gorda (64 kg.), Gazmend Gashi (64 kg), Burim Hasani (69 kg.), Fetah Leskovica (69 kg.) dhe Egzon Muqolli (81 kg.).

Ndërsa ngjyrat e Maqedonisë do t’i mbrojë Fatlum Zhuta (75 kg.), Ali Fredi (56 kg.) dhe Mustafa Ibrahimi (60 kg.). Shqipërinë do ta përfaqësojnë Tefik Mançaku (81 kg.) dhe Sergjo Sima (64 kg.). Haris Calakoviç (69 kg.) dhe Cosovic Benjamin (69 kg.) janë dy boshnjakët e vetëm që do të marrin pjesë në këtë turne. Kurse Malin e Zi e përfaqësojnë Branko Mirkoviç (69 kg.), Arnoj Radacic (58 kg.) dhe Kristijan Kovaceviç (56 kg.)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›