Guardiola Nuk kam probleme me Ibrahimovic

Pep Guardiola, trajneri i Barcelonës, është shprehur në konferencën për shtyp para ndeshjes së të mërkurës Milan-Barcelona se do e takojë “me shumë normalitet” sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimovic.
“Nëse do të përballemi sigurisht që do të përshëndetemi. Nuk kam asnjë problem me zotin Ibrahimovic”, tha Guardiola.
Ibrahimovic ka shkruar në librin e tij autobiografik se arsyeja e largimit të tij nga katalanasit pas sezonit 2009-2010 ka qenë pikërisht Guardiola.
“E humba fare dhe e ofendova rëndë. I thashë që e bënte në brekë para Mourinhos dhe shumë gjëra të tjera më të rënda se kaq”, shkruan suedezi në libër.
Ndërsa Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, ka theksuar se sulmuesi i tij kryesor është shumë i qetë para kësaj sfide.
“Ibra është i qetë dhe i motivuar si të gjithë lojtarët e tjerë të ekipit. Nuk besoj se ka ndjenja hakmarrjeje ndaj Guardiolës apo Barcelonës. Gjithsesi, do i japim të pijë valium nësa ka nevojë”, tha duke qeshur Allegri.
Përsa i përket ndeshjes, tekniku italian theksoi: “Barcelona është ekipi më i fortë në botë. Duhet të luajmë një ndeshje shumë të mirë në aspektin teknik nëse duhet të fitojmë, duhet të luajmë si një ekip i madh.”
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Champions, kualifikohen Bayern, Inter dhe Real
Pas Barcelonës dhe Milanit, janë Bayern Munich, Inter dhe Real Madrid skuadrat që u kualifikuan për në turin tjetër të Ligës së Kampioneve.
Rikthehet “Champions”
Roberto Mancini ka përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme skuadrën e tij, Manchester City, e cila do të provojë të jetë e para nga klubet europiane që fiton një ndeshje të tillë në San Paolo përball Napolit në këto 17 vitet e fundit. Thiago Silva: Messi ndalohet duke iu lutur Zotit
Thiago Silva, mbrojtësi brazilian i Milanit, ka theksuar në një intervistë për Globoesporte.com se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ndalohet vetëm duke iu lutur Zotit. Trazira në ndeshjen Indonezi-Malajzi
Dy tifozë kanë humbur jetën pasi u shtypën nga turma në një stadium në Indonezi gjatë ndeshjes së futbollit mes Indonezisë dhe Malajzisë. Van Gal kërkon zgjidhjen e kontratës me Bajern
Luis Van Gal kërkon zyrtarisht zgjidhjen e kontratës me Bajernin e Mynihut. Trajneri holandez, që tashmë ka marrë detyrën e Drejtorit Sportiv te Ajaksi, është ende i lidhur me klubin gjerman me një kontratë që skadon në vitin 2012.
Lajmet kryesore
HEC-et në privatizim vlejnë 300 milionë
Kanë rëndësi strategjike, vlerësohen si “pasuri kombëtare”
Prifti: Me Metën dhëmb për dhëmb
Policia ndalon Likën e Ruçin
Familja e Konomit: Nuk po bëhet drejtësi
Doganat: Nuk i ndalojmë dot rishitjet