Buemi dhe Schumacher pilotet qe parakalojne me shume

Buemi dhe Schumacher Sipas një raporti të publikuar nga skuderia Mercedes, zvicerani Sebastian Buemi (Toro Rosso) dhe Michael Schumacher (Mercedes GP) kryesojnë renditjen e pilotëve që kanë parakaluar më shumë gjatë këtij sezoni të Formulës 1.
Ky ka qenë kampionati me më shumë parakalime në 61 vite histori të Formulës 1 dhe kjo për shkak të futjes së sistemit DRS, sistem që favorizon këtë manovër.
Skuderia gjermane llogarit se nga 804 parakalime “të pastra”, 363 janë arritur falë DRS-së. Në këtë llogaritje janë përjashtuar parakalimet në xhiron e parë, parakalimet që kanë ardhur si pasojë e problemeve të makinës së kundërshtarit e madje nuk janë numëruar as parakalimet ndaj makinave Virgin, HRT dhe Lotus. Nëse do të përfshihen, numri i parakalimeve në këtë sezon është rreth 1400.
Buemi me 112 parakalime kryeson këtë renditje kur duhet edhe një garë në përfundim të sezonit 2011, i ndjekur nga Schumacher me 111. Në vend të tretë ndodhet Kamui Kobayashi me 95, Jaime Alguersuari me 90 dhe Sergio Perez me 89.
Cmimi i Madh me më shumë parakalime ka qenë ai i Turqisë (85), i ndjekur nga Cmimi i Madh i Kanadasë (70) dhe ai i Kinës (67).
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Formula 1 F1, 100 gara me Ferrarin për brazilianin Massa
“Nuk ishte një sezon i mirë për ne dhe shpresoj që në vitin 2012 gjithçka të jetë ndryshe.” F1, Petrov sulmon skuderinë Renault
Vitaly Petrov, piloti rus i Renault, akuzoi skuderinë e tij për rendimentin e dobët të makinës gjatë pjesës së dytë të kampionatit botëror të Formulës 1. F1 në Teksas, ndërpriten punimet
Punimet për ndërtimin e pistës së Formula 1 në Ostin të Teksasit ndërpriten dhe shkak për këtë është bërë mungesa e kontratës. Organizatorët e kësaj gare deklaruan se ende nuk kanë firmosur asnjë dokument që sigurojnë përfshirjen e saj në Botëorin e vitit 2012. F1, Vettel nuk arrin Schumacher
Dy herë kampioni i botës Sebastian Vettel, që të shtunën barazoi rekordin e pole position të arritura në një sezon (rekord që mbahej nga Nigel Mansell), nuk mund të bëjë të njëjtën gjë me numrin e fitoreve, që mbahet nga Michael Schumacher (13 triumfe në vitin 2004). GP i Abu Dhabi-t, Vettel në pole position
Më në fund ia del mbanë Sebastian Vettel jo vetëm të marrë Pole Position në Cmimin e Madh të Abu Dhabi-t duke regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare, por edhe të barazojë rekordin e Nigel Mansell me 14 pole position brenda një sezoni, duke pasur shansin që ta përmirësojë atë në garën e fundit të këtij kampionati në Brazil.
Lajmet kryesore
HEC-et në privatizim vlejnë 300 milionë
Kanë rëndësi strategjike, vlerësohen si “pasuri kombëtare”
Prifti: Me Metën dhëmb për dhëmb
Policia ndalon Likën e Ruçin
Familja e Konomit: Nuk po bëhet drejtësi
Doganat: Nuk i ndalojmë dot rishitjet