Neuer merr fajin

Nga Express më 08 gusht 2011 në ora 17:45
Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer ka pranuar fajin për humbjen nga Borussia Moenchengladbach, pasi një gabim i tij i kushtoi skuadrës me disfatë 1-0.
Reprezentuesi gjerman bëri paraqitjen e tij të parë në ligë për gjigantin bavarez, por kjo doli të jetë një ankth për të.
“E marr përgjegjësinë për golin. Nuk ishte një situatë e lehtë, ishte top i vështirë, por ishte gabimi im dhe fatkeqësisht kjo u përcoll me humbje”, tha Neuer për ueb faqen zyrtare të Bayernit.