Sneijder në shitje

Nga Express më 08 gusht 2011 në ora 20:35
Wesley Sneijder ka paralajmëruar Manchester Unitedin dhe Manchester Cityn duke theksuar se Inter e ka vënë në shitje gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Reprezentuesi holandez spekulohet se kërkohet nga dy klubet e Manchesterit derisa Nerazzurrët janë të gatshëm ta shesin për një ofertë të mirë.
“E di se Inter ka nevojë për para dhe mund të largohem nëse marr ofertë të mirë. Kam pesë ditë pushim pas miqësores kundër Anglisë të mërkurën dhe shpresoj që e ardhmja ime të sqarohet gjatë kësaj periudhe”, tha Sneijder për Voetbal International.