E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Oxlade-Chamberlain lojtar i Arsenalit

Arsenali ka kompletuar transferimin e parë serioz për këtë afat kalimtar veror, me mesfushorin Alex Oxlade-Chamberlain që ka kaluar nga Southamptoni te Arsenali për 12 milionë paund.

17-vjeçari është një prej mesfushorëve më me prespektivë në Angli, kurse transferimi i tij automatikisht do të thotë se Cesc Fabregas është lojtar i Barcelonës, pasi Oxlade-Chamberlain luan në të njëjtën pozicion, madje është shumë më i shumëanshëm, ai mund të luajë në çdo pozicion që ekziston në mesfushë pa ndonjë problem.

Kalimin e Oxlade-Chamberlain natyrisht se e lavdëroi Arsene Wenger, i cili pati vetëm fjalë të mira për të riun, duke thënë se ai di ta lexojë lojën dhe ka pasime vdekjeprurëse.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›