Ibra shënon shumë pak

Nga Express më 08 gusht 2011 në ora 18:31
Mesfushori i Milanit Gennaro Gattuso ka theksuar se sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç shënon shumë pak dhe duhet të synon kuotën e 30 golave në sezon.
Në vend të kritikave, komentet e Gattusos kishin domethënien e komplimentit për Ibrahimovicin i cili ka fituar tetë tituj me radhë të ligës në klube të ndryshme përfshirë Ajaxin, Juventusin, Barcelonën dhe Interin.
“Dikush si Ibra në Itali duhet të shënon 30 gola në sezon. Për një futbollist të kualiteteve të tij, ai shënon shumë pak”, tha Gattuso për Gazzetta dello Sport. Ibrahimoviç sezonin e kaluar shënoi 14 gola në Serie A.