Gazetari Wayne Rooney!

Sulmuesi anglez i Manchester United, Wayne Rooney është parë në një profesion të ri. Jo vetëm që është një nga lojtarët më të mirë anglez, por Rooney di të jetë edhe një gazetar shumë i zgjuar.
Gjatë udhëtimit të përfaqësueses angleze për në Wembley për miqësoren me Brazilin, Rooney në rolin e një gazetari ka intervistuar dy albionët e Evertonit, Osman dhe Baines.
Rooney ndër të tjera i ka pyetur se si ndihen në tren, gatishmërinë nëse janë të gatshëm të ndalojnë një përfaqësuese me superyje.
Aftësia e Rooneyt në gazetari është parë edhe në pyetjen "provokuese" ndaj Leighton Baines nëse ai mund ti zë vendin Ashley Cole në kohën kur ai pritet të bëjë paraqitjen e tij të 100-të për Anglinë.
Baines tha se të gjithë poe presin paraqitjen e tij jubilare dhe shpresoj që ai do ta bëjë atë në këtë ndeshje.