Guardiola do të nënshkruajë gjatë këtij muaji

Legjenda e Barcelonës dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit Sandro Rossell, Carlos Rexach, beson se Pep Guardiola do ta nënshkruajë kontratën e re brenda disa javësh.
Kontrata e Pep skadon në fund të sezonit aktual, ndërsa ka hezituar që të lidhet për një afat tjetër me Blaugranët, duke nxitur spekulime se planifikon të largohet.
Rexach, i cili ka qenë edhe trajner i Barcës, ka thënë për AS se kësaj zgjatje do t`i vijë fundi brenda këtij muaji.
“Mendoj se ajo çfarë po bën Pep, është analizimi i situatës. Ai dëshiron të analizojë dhe të ketë gjithçka nën kontroll, dhe kjo është gjithçka në rregull”, ka pohuar Rexach.