Zeniti fitoi 3-2 ndeshjen e pare ne 1/8-at e Champions

Benfikës i nevojitet një fitore minimale në sfidën e kthimit të 1/8-ave në Champions League në stadiumin “da Luz” për ti dhënë fund ecurisë negative të nisur tre javë më parë në Rusi. Përpara asaj sfide, skuadra nga Lisbona kryesonte kampionatin me 5 pikë më shumë se Porto.
Por, humbja 3-2 në Shën Peterburg u shoqërua nga një barazim dhe dy humbje në kampionat, ndërsa tashmë Benfika renditet e dyta me 3 pikë diferencë nga Porto. Zeniti duket I favorizuar prej fitores në ndeshjen e parë, megjithatë dy golat e realizuar në Rusi I lejojnë portugezët të ëndërrojnë. Këtë e ka theksuar edhe trajneri I Benfikës, Horge Hezus.
“Besojmë se do të jetë një ndeshje e vështirë. Jam I sigurt se të dyja skuadrat do të arrijnë të shënojnë gola, por ajo që ka më tepër rëndësi është që net ë realizojmë një rrjetë më shumë se kundërshtarët dhe të kualifikohemi. Fakti që kemi shënuar dy gola në ndeshjen e parë na jep besim dhe jemi të bindur se mund të kualifikohemi, edhe pse luajmë me një rival të fort”
Në anën tjetër, trajneri Luçiano Spaleti kërkon të shkruajë historinë me Zenitin, duke e kualifikuar skuadrën për të parën herë në çerekfinalet e Champions League.
“Nuk preferoj të flas për faktin se cila skuadër është favorite. Jemi të përqendruar që thjesht të luajmë 90 minuta me të gjitha forcat që kemi, pasi kjo është ndeshja më e rëndësishme në historinë e Zenitit”
Benfika paraqitet në këtë ndeshje pa argjentinasit Aimar i skualifikuar dhe Garai, ndërsa në anën tjetër, te Zeniti janë rikuperuar portiere Malafejev dhe mbrojtësi italian Krishito, ndërsa sulmuesi Andrei Arshavin nuk mund të aktivizohet, pasi gjatë këtij edicioni të Champions ka luajtur me Arsenalin.