E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vilas-Boas negociata me Romen

Andre Vilas-Boas ka zhvilluar një takim sekret me drejtorin e përgjithshëm të Romës, Franko Baldini. Gjithçka ka ndodhur gjatë muajit të takuar, në një restorant pranë rezidencës së Baldinit në kryeqytetin anglez.
Në takim është diskutuar mundësia që trajneri portugez, I cili u largua të dielën nga stoli i Çelsit, për shkak të rezultateve të dobta, të marrë drejtimin e Romës.
Baldini duket se e ka pyetur Vilas-Boas për faktin nëse do të ishte i interesuar të bëhej pasardhësi i Luis Enrikes në stolin verdhekuq. Kjo edhe për faktin se trajneri actual I Romës, cilësojet si favorit për të marrë drejtimin e Barcelonës gjatë verës, në rast se Pep Guardiola nuk pranon të rinovojë kontratën në “Kamp Nou”.
Roma ishte interesuar për Vilas-Boas prej momentit kur ai drejtonte Porton, megjithatë italianët u tërhoqën nga gara prej klauzolës me vlerë 15 milionë euro për prishjen e kontratës. Tashmë që tekniku u largua nga Çelsi, ku i drejtoi blutë vetëm në 40 ndeshje zyrtare, verdhekuqtë kanë shanse reale për afrimin e portugezit, megjithatë më parë ata duhet të mposhtin konkurrencën e Interit.
Në fakt, zikaltërit po punojnë për të bindur trajnerin që në fund të këtij sezoni të marrë drejtimin e stolit, për të nisur një project të ri dhe hapur një cikël fitues, pas zhgënjimeve me Benitez, Gasperinin e së fundmi Ranierin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›