Hetimet per skandalin e basteve ne Itali
“Ndodhemi në pikën kulmore të hetimeve: do të ketë surpriza të tjera”. Lajmi i arrestimeve të emrave të mëdhenj që pritet të ndodhin pas skandalit të basteve në Itali qarkullonte prej disa kohësh, por tashmë të gjithë zërat janë konfirmuar nga shefi I policisë italiane, Antonio Manganeli.
Hetimi “Last Bet” vazhdon dhe tashmë në “shënjestrën” e drejtësisë janë një numër I konsiderueshëm I futbollistëve që militojnë në Serinë A. Prangat janë gati dhe hetuesit kanë paralajmëruar se do të përdorin “dorën e hekurt”. Me fjalë të tjera drejtësia nuk do të shohë askënd në sy, pavarësisht emrit që ka apo fanellës që mban.
Në periudhën kur në Itali ende nuk është arkivuar çështja “Calciopoli”, të gjithë po përgatiten për tërmetin e radhës, për të cilin janë të shumtë ata që I tremben faktit se mund të jetë edhe më I madh se skandali i verës së 2006-ës, pasi në lojë është kredibiliteti I të gjithë sistemit të futbollit Italian.
Ndërkohë, pas Donit të Atalantës, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e tjerë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Bolonjës, Portanova, që është paraqitur vullnetarisht për t’u marrë në pyetje nga hetuesit. Më pas janë edhe Bonuçi i Juventusit dhe Almiron i Barit. Përfliten edhe emrat e Pelisier të Kievos, por edhe i Maurit, lojtarit që vendosi derbin e Romës.
Përflitet se arrestimet e ditëve në vazhdim do të shoqërohen me penalizime gjatë sezonit të ardhshëm. Mes provave ekzistojnë disa telefonata, trukime të realizuara me sukses dhe të tjera të dështuara. Janë korruptuesit, por edhe ata që refuzuan të bëheshin pjesë e manipulimeve të rezultateve, ashtu si edhe ata që ishin në dijeni të gjithçka që ndodhte, por nuk e denoncuan.