Guardiola duhet të vendos

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka kërkuar nga trajneri Pep Guardiola, që deri në muajin prill ta njoftojë klubin nëse planifikon ta vazhdojë drejtimin e ekipit edhe pas përfundimit të këtij sezoni.
Guardiola fitoi gjashtë tituj në sezonin e tij të parë si trajner i gjigantit katalan. Mirëpo, refuzimi për vazhdimin e kontratës ka zgjuar spekulime rreth largimit të tij në fund të këtij sezoni.
“Do të ishte mirë që deri në muajin prill ta dimë se kush do të jetë trajner për sezonin e ardhshëm” tha Laporta.