Dennis Hopper drejt divorcit

Dennis Hopper ka kërkuar nga gruaja e tij që të divorcohen, njofton revista People
Hopper arsye për divorcin ka thënë që janë grindjet e pakapërcyeshme, si dhe ka paraqitur kërkesën për divorc në gjykatën e Los Angjelos.
Gjykata do të vendos për ndarjen e pasurisë së përbashkët, por aktori ka thënë që do t’i paguaj gruas shpenzimet e jetesës.
Victoria është gruaja e pestë e aktorit. Ata kanë qenë të martuar 14 vjetët e fundit dhe kanë një vajzë (6) Gale, por Hopper kërkon kujdestari të përbashkët për vajzën e tyre.
Aktori është duke marrë trajtim mjekësor pasi që ka zbuluar që vuan nga kanceri i prostatës.