Nëna e Brittanys thotë që vajza e saj nuk vdiq nga droga

Në intervistën e tyre të parë që nga vdekja e Brittanys nëna e aktores së ndjerë thotë për publikun që vajza e saj vdiq nga disa komplikime që pati me zemër e jo nga droga.
“Ajo kishte pak të ftohtë para se te vdiste. Unë nuk mund të besoj qw kjo më ka ndodhur mua”, shprehet Sharon, nëna e të ndjerës Brittanys.
Përkundër thashethemeve që kanë qarkulluar rreth vdekjes së aktores, nëna e saj Sharon Murphy si dhe burri i aktores, Simon Monjack (32) kanë thënë qe ajo nuk vuante prej varshmërisë ndaj drogës apo nga ndonjë sëmundje si çrregullimi i ushqimit apo anoreksia.
Ata kanë bërë te ditur që ajo kishe probleme me zemër që nga adoleshenca, por ishte gjatë gjithë kohës nën kontrollin mjekësor.
Nëna e aktores thotë qe ajo kurrë nuk pinte, ndonjëherë një gotë shampanjë për Vitin e Ri, e le më të merrte drogë.
“Por sikur u mësuan duke thënë qe ajo ishe e humbur, ajo ishe kështu ajo ishe ashtu. Si duket ishte e vështirë për ta që ajo kishte arritur aq lart në jetë”, përfundoi Sharon.